Kosova ngritët dhjetë pozita në renditjen e FIBA-s

05 dhjetor 2017 | 10:39

Pas përfundimit të ndeshjeve të Dritares së Parë të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”, FIBA World e ka publikuar renditjen në të cilën Kosova zë vendin e 86-të.

Në renditjen e publikuar një muaj më parë Kosova ka qenë e 96-ta, ndërsa pavarësisht dy disfatave të pësuara në kuadër të Grupit C të Dritares së Parë, ndaj Lituanisë dhe Hungarisë, Kosova arriti që të avancojë për 10 pozita.

Duhet theksuar se Lituania kundërshtari i Kosovës zë vendin e 5-të në këtë renditje, derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës prijnë në këtë listë të ndjekura nga Spanja, Serbia dhe Franca. Hungaria kundërshtari tjetër i Kosovës në Grupin C të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019” zë vendin e 41-të, kurse Polonia është e 28-ta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, në shenjë falënderimi për të…