Kosova, nikoqire e ushtrimit ushtarak më të madh ndërkombëtar

20 maj 2023 | 09:14

Nga data 21 maj deri më 2 qershor, Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit ushtarak më të madh ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit, Defender Europe ’23, me ç’rast do të validohen kapacitet e dy regjimenteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e po ashtu do të tregohet shkalla e ndërveprueshmërisë ushtarake e FSK-së përkrah forcave të shteteve partnere.

“Forca e Sigurisë së Kosovës, Forcë e gatshme për të kontribuar në çdo mision të NATO-s”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rajoni italian Emilia Romanja do të rimëkëmbet nga vërshimet shkatërruese…