Kosova, një vend me potencial të jashtëzakonshëm për investime të huaja dhe ndërmarrësi

16 tetor 2023 | 16:38

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, së bashku me një delegacion nga Kosova, me ftesë të ministrit të Shtetit për Tregti të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sh. T. Dr. Thani bin Ahmed Al Zeyoudi, është duke marrë pjesë në “Forumin Botëror për Investime”, i cili po mbahet në Abu Dhabi.

Ministrja Hajdari, në takimet e zhvilluara me homologë nga vendet e ndryshme të botës, përmendi mundësitë dhe potencialin e madh që ka Republika e Kosovës për investimet e huaja dhe ndërmarrësi, duke theksuar se, përkundër sfidave, Kosova ka shënuar trend pozitiv të rritjes ekonomike.

Ajo ka potencuar se përgjatë dy viteve të fundit Kosova ka shënuar përparim të madh në klimën e të bërit biznes, gjë që ka ndikuar edhe në rritjen e interesimit për investimet e huaja.

Ministrja Hajdari ftoi homologët për vizitë në Kosovë, për ta parë mjedisin e të bërit biznesit dhe mundësitë e shumta që mund të shfrytëzohen, duke u zotuar se investitorët e huaj do të gjejnë mbështetje të plotë institucionale.

Ky është edicioni i tetë i Forumit Botëror për Investime që mbahet çdo dy vjet, ndërsa bën bashkë zyrtarë të lartë të shtetit të mbi 160 vendeve, duke përfshirë edhe investitorë potencialë dhe liderë të ndërmarrësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar të vizitojë Izraelin në…