Kosova nuk do të përfaqësohet nga UNMIK-u në takimet e Traktatit të Komunitetit të Energjisë

19 nëntor 2020 | 14:02

Ministrja e Punëve të Jashmte dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë që Kosova nuk do të përfaqësohet nga UNMIK-u në takimet e Traktatit të Komunitetit të Energjisë.

Ajo i ka thënë këto fjalë në takimin me Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog. “Është fakt i njohur ndërkombëtarisht tashmë se në Republikën e Kosovës ekziston një realitet i ri politik e ligjor, i bazuar në Deklaratën e Pavarësisë, Kushtetutën, Vendimin e GJND-së dhe ligjet e tjera të aplikueshme. Kjo nënkupton që Republika e Kosovës, në asnjë rast NUK mund të përfaqësohet në çfarëdo nisme ndërkombëtare, nën emërtimin e UNMIK-ut, aq më tepër kur ky mision për ne ka përfunduar me 17 shkurt 2008”, ka thënë Haradinaj-Stublla sipas komunikatës nga MPJ-ja.

“Komisioni Evropian synon që të miratojë, më datën 27 nëntor një amendament në Traktatin e Komunitetit të Energjisë, të nënshkruar në vitin 2005 ku palë themeluese ishte edhe Republika e Kosovës por që asokohe përfaqësohej nga UNMIK-u”.

 

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë të MPJ-së:

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka hedhur poshtë çdo mundësi që Kosova të përfaqësohet nga UNMIK në takimet e Traktatit të Komunitetit të Energjisë apo të çdo niveli tjetër.

Gjatë takimit me Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Z. Tomáš Szunyog, Ministrja Haradinaj-Stublla ishte e vendosur për mbrojtjen e integritetit dhe kushtetutshmërisë së Republikës Kosovës, në secilin mekanizëm ndërkombëtar, duke bërë të qartë se koha kur Kosova përfaqësohej nga UNMIK-u ka përfunduar më 17 Shkurt 2008 me Shpalljen e Pavarësisë, dhe është vulosur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Korrik të vitit 2010.

“Është fakt i njohur ndërkombëtarisht tashmë se në Republikën e Kosovës ekziston një realitet i ri politik e ligjor, i bazuar në Deklaratën e Pavarësisë, Kushtetutën, Vendimin e GJND-së dhe ligjet e tjera të aplikueshme. Kjo nënkupton që Republika e Kosovës, në asnjë rast NUK mund të përfaqësohet në çfarëdo nisme ndërkombëtare, nën emërtimin e UNMIK-ut, aq më tepër kur ky mision për ne ka përfunduar me 17 shkurt 2008.” është shprehur Ministrja Haradinaj-Stublla gjatë takimit.

Komisioni Evropian synon që të miratojë, më datën 27 nëntor një amendament në Traktatin e Komunitetit të Energjisë, të nënshkruar në vitin 2005 ku palë themeluese ishte edhe Republika e Kosovës por që asokohe përfaqësohej nga UNMIK-u. Kërkesa që Kosova të përfaqësohet nga UNMIK-u mbledhjen e radhës të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, është refuzuar nga Ministrja, e cila ka udhëzuar të gjitha institucionet e vendit që të MOS pranojnë përfaqësimin nën emërtimin UNMIK, me asnjë kusht dhe në asnjë rrethanë, sepse kjo është tendencë e Serbisë, dhe përveç që është jokushtetuese për ne, është rrjedhimisht e jashtëligjshme ndërkombëtarisht, duke rikthyer vëmendjen në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), i cila ka shpallur Deklaratën e Pavarësisë të Republikës së Kosovës, 17 shkurt 2008, në tërësi në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Galatasarayt, Fatih Terim refuzon të heqë dorë nga…