Terimi e do Shaqirin te Galatasaray

19 nëntor 2020 | 14:00

Trajneri i Galatasarayt, Fatih Terim refuzon të heqë dorë nga shpresat për ta transferuar yllin shqiptar të Liverpoolit, Xherdan Shaqirin.

Anësori shqiptar nuk po luan mjaftueshëm te Liverpooli dhe një largim i tij përfolët që disa afate kalimtare. Klubi i madh turk, Galatasaray është njëri nga klubet që është lidhur më shumë me transferimin e shqiptarit.

Trajneri Terim është një tifoz i madh i futbollistit nga Gjilani dhe ka shtyrë drejtuesit e Galatasarayt për të sjellë sulmuesin në Stamboll. Sipas mediumit turk “Fotomac”, Galatasaray dhe Terim do të provojnë përsëri për Shaqirin në afatin e janarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në moshën 64-vjeçare ka vdekur rreshteri i Policisë së Kosovës,…