Kosova përfundon kualifikimet për ‘Euro 2024’

08 prill 2024 | 11:32

Me ndeshjen ndaj Polonisë në Zielona Gora, Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll (vajzat) ka përfunduar rrugëtimin në kualifikimet për Euro 2024.

Të dielën mbrëma Kombëtarja jonë pësoi 28:17 nga Polonia, që dominoi nga fillimi e deri në fund. Ndeshja u zhvillua në atmosferë të bukur, në praninë e shumë shikuesve.

Vajzat tona kanë bërë përpjekje, por pa shumë sukses. Kanë kushtuar gabimet e shumta teknike e po ashtu gjuajtjet e paselektuara.

Kosova ka përfunduar e treta në Grupin 8. Grupi ishte jashtëzakonisht i fortë, me Danimarkën e Poloninë që u kualifikuan në Evropian.

Kombëtarja jonë do të mësojë shumë nga ky cikël kualifikues. Përvoja e fituar do të shërbejë në ciklet e ardhshme kualifikuese për Evropian e Botëror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama foli sot për sfidat e Shqipërisë lidhur…