Kosova pësoi humbje nga Maqedonia e Veriut

20 korrik 2019 | 21:24

7:0 nuk doli të jetë e mjaftueshme për Kombëtaren tonë U19 (vajzat), për të fituar ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut. Në Klaipeda të Lituanisë, të shtunën kombëtarja e Kosovës humbi me rezultat 31:30 në ndeshjen për plasman përfundimtar.

Lojtaret tona nisën shumë mirë ndeshjen dhe kishin epërsi prej 7:0 e më pas edhe 9:1. Por në minutën e 27-të rezultati u barazua në 11:11 e më pas lojtaret e Maqedonisë Veriore kaluan në epërsi. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 14:12 për Maqedoninë e Veriut. Në të dytën ia dolëm të barazojmë rezultatin tri herë, por më pas mbetëm prapa me rezultatat për dy-tri gola. Përkundër përpjekjeve maksimale të vajzave tona, ndeshja u humb me rezultat 31:30.
Te Kombëtarja jonë U19 ka ndikuar mungesa e përvojës e poashtu lëndimi i lojtares Sara Rexhepi.

Rina Rexhepi ishte e pandalshme në sulm duke shënuar 18 gola, disa prej të cilëve shumë të bukur. Veronika Kastrati shënoi pesë gola, Vlera Kelmendi katër gola, Sara Rexhepi dy e Elisa Mulaj një. Me formë të mirë në momente është dalluar edhe portierja Leonita Gashi.

Kosova e përmbyllë evropianin të dielen (nesër) paradite kur luan me Gjeorgjinë për vend të shtatë.

Maqedonia Veriore – Kosova 31:30 (14:12)

Kosova: Gashi, E. Mulaj 1, Zymberi, M. Mulaj, Radoniqi, G. Gashi, R. Rexhepi 18, Kastrati 5, Matarova, Uka, S. Rexhepi 2, Kelmendi 4, Halitaj, Rexhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë…