Kosova pëson humbje nga Hungaria

27 qershor 2021 | 11:44

Kosova 3×3 ka pësuar humbje nga favoritja Hungaria me rezultat 21:12 në garat kualifikuese të FIBA Europe Cup në 3×3.

Dardanët nuk e nisën ndeshjen mirë, por u këndellen me kalimin e minutave, duke ngushtuar shifrat. Visar Ejupi shënoi pikën e parë për Kosovën për rezultatin e përkohshëm 5:1, kurse ndeshjen e mbylli me pesë pikë, aq sa kishte edhe kapiteni Bardh Rexha, kurse Altin Selmancena shënoi dy pikë.

Kosova, sfidën e dytë do ta ketë ndaj Britanisë së Madhe nga ora 11:55 dhe përballjen e tretë ndaj Ukrainës nga ora 16:40.

Tek femrat, Kosova në Grupin D do të takohet me Bjellorusinë dhe Estoninë. Ndeshjen e parë vashat tona do ta kenë ndaj Bjellorusisë nga ora 10:15 dhe takimin e dytë ndaj Estonisë nga ora 12:45.

Ndeshjet transmetohen në ArtMotion, faqen zyrtare të FIBA 3×3 në YouTube dhe në fazen zyrtare të FBK-së në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri danez, Kasper Hjulmand thotë se mbështetja e publikut ndaj…