
Kosova pëson humbje nga Ishujt Faroe
Kosova dhe Ishujt Faroe kanë zhvilluar ndeshje të fortë Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, në ndeshjen e parafundit të fazës së dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Por paraqitja e madhe e Kosovës të enjten mbrëma në kryeqytet, nuk i ka mjaftuar “Dardanëve” për të marrë rezultat pozitiv.
Kosova pësoi humbje me rezultatin 25:23, ndonëse pjesën e parë e mbylli me epërsi prej një goli, 13:12.
Ishujt Faroe shfaqën më shumë në fundin e ndeshjes. Portieri kundërshtar i pati meritat që kjo përfaqësuese të mos pësonte disfatë. Pati disa pritje të mira dhe ia siguroi fitoren ekipit nordik që e siguroi pjesëmarrjen e dytë në një Kampionat Evropian.
Ishujt Faroe prijnë në Grupin 6 pas pesë ndeshjeve me shtatë pikë, ndërsa Holanda e dyta ka gjashtë pikë.
Ukraina e treta ka katër pikë, kurse Kosova mbetet e fundit me tri pikë, pas një fitoreje e një barazimi.
Kosova e luan ndeshjen e fundit në udhëtim te Holanda nga ora 18:00, ndërsa Ishujt Faroe luajnë ndaj Ukrainës.
Të enjten mbrëma, Holanda fitoi ndaj Ukrainës.