Kosova rreshtohet përkrah Amerikës, e njeh presidentin e ri të Venezuelës

23 janar 2019 | 22:59

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se ka njohur Juan Guaidon si president të ri të Venezuelës.

Ai nëpërmjet llogarisë se vet në “Twitter”, ka uruar Guaidon dhe qytetarët e Venezuelës për siç ka thënë rrugëtimin drejt rivendosjes së demokracisë në këtë vend.

Ky qëndrim i Pacollit në emër të institucioneve të Kosovës vjen menjëherë pas deklarimit të presidentit Donald Trump se ShBA-ja e njoh presidentin e vetëshpallur të Venezuelës si legjitim dhe të përkohshëm deri në mbajtjen e zgjedhjeve të lira.

Guaido, i cili ka bërë thirrje për protesta masive kundër Qeverisë së Nicolas Maduro, e ka deklaruar veten si udhëheqës të përkohshëm ditën e mërkurë në Karakas.

Dhjetëra mijëra qytetarë kanë dalë rrugëve për të protestuar kundër Nicolas Maduro.

Kujtojmë se Venezuela nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një prej repereve më të suksesshme të momentit, Cardi B…