Kosova së shpejti do ta ketë studimin e fizibilitetit të ujitjes

15 gusht 2018 | 12:02

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Mevludin Krasniqi, dhe shef i divizionit të bimëve dhe ujitjes, Bali Lestrani, kanë takuar specialistët për menaxhimin e burimeve ujore të Bankës Botërore, Piter Waalewijn dhe Trandelina Baraku me të cilët kanë biseduar për projektet e sistemeve të ujitjes në Kosovë.

Me këtë rast Krasniqi ka thënë se është lajmi i mirë meqë tanimë janë në proces të punës dhe se Kosova së shpejti do ta ketë Master-Planin Nacional dhe studimin e fizibilitetit të ujitjes!

Në takim është biseduar edhe për ecurinë dhe bashkëpunimin me Bankën Botërore, për projektin që është në përfundim e sipër, studimi i fizibilitetit për rehabilimin e sistemit të ujitjes “Radoniqi dhe Dukagjini”.

Zyrtarët e Bankës Botërore kanë bërë me dije se Banka Botërore do ta vazhdojë mbështetjen e projekteve të ndërmarrjes “Ibër Lepenc”, që është baza e sistemit të ujitjes në Kosovë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…