Kosova shton përpjekjet për luftimin e terrorizmit dhe pastrimit të parave

24 dhjetor 2020 | 22:11

Qeveria e Kosovës në takimin online të mbajtur të enjten ka miratuar masën e “Vlerësimit të Rrezikut Kombëtar të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit në Kosovë”.

“Vendimi obligon Ministrinë e Financave që të publikojë dhe shpërndajë vlerësimin e rrezikut kombëtar të pastrimit dhe financimit të terrorizmit në Kosovë. Në rast mospublikimi, Ministria e Financave obligohet të publikojë përmbledhje të vlerësimit dhe listën e masave të nevojshme që duhet të ndërmerren”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Qeveria gjithashtu ka shqyrtuar Planin e veprimit të rekomanduar për përmirësimin e sistemit të luftimit të pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

“Me këtë vendim, njësia për Inteligjencë Financiare është caktuar të bëjë monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të Raportit të vlerësimit për të mundësuar rishikimin e efektivitetit të sistemit kombëtar për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimit të financimit të terrorizmit”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesut Ozil nuk ka luajtur në asnjë ndeshje këtë sezon…