
Kosova sonte përballet me Malin e Zi
28 prill 2021
| 11:31
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll është në garë për vendin e dytë për vendin e tretë. Vendi i dytë garanton kualifikimin.
Prej vendit të tretë kualifikohen katër prej tetë kombëtareve më të mira nëpër grupe. Shumë do të varet nga ndeshja e sotme me Malin e Zi.
“Që prej ditës së parë të grumbullimit, përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Nuk kemi pasur ndonjë problem. Synimet janë të qarta – të tregojmë lojë të mirë dhe të nivelit të lartë. Kualifikimi i mundshëm në Evropian na motivon edhe më shumë, edhe pse do të jetë një ndeshje e vështirë. Ne do ta tregojmë lojën tonë dhe do ta japim maksimumin”, ka thënë Bujar Ramosaj, lojtari kryesor i Kosovës në mbrojtje.
Të mërkurën takohen:
17:00 Rumania – Suedia
19:30 Kosova – Mali i Zi
Tabela
- Suedia 3 6 pikë
- Rumania 4 3
- Kosova 4 3
- Mali i Zi 3 2