Kosova sot përballet me Ukrainën

05 prill 2024 | 11:37

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave/grave ka përfunduar të gjitha përgatitjet para ndeshjes së parë në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2025, që e zhvillon sot kundër Ukrainës në Antalya, me fillim në orën 17:00.

Përzgjedhësja Anneli Andersen në prag të kësaj sfide ka deklaruar se atmosfera në radhët e Dardaneve është mjaft e mirë, derisa ka vlerësuar se Kombëtarja e Kosovës ka bërë një përparim të dukshëm.

“Mezi presim një sfidë të re me kundërshtarë të rinj në këtë Ligën B të kualifikimeve për Evropian. Gjatë dy viteve të fundit ekipi ynë ka bërë një rrugëtim të mrekullueshëm dhe kemi bërë progres si ekip sa herë që kemi luajtur ndeshje. Çdo stërvitje e çdo grumbullim është një mundësi për t’u përmirësuar. Jemi të vetëdijshëm se jemi autsajder në grupin tonë dhe po përgatitemi për një sfidë të vështirë, ku duhet të punojmë vërtet shumë si ekip, e po ashtu edhe si individ. Por kështu është futbolli, duhet të punosh shumë për të marrë atë që dëshiron. Dhe ne jemi të gatshëm të punojmë maksimalisht dhe të shohim se çfarë do të ndodhë në lojë”, ka theksuar Andersen.

Kombëtarja e Kosovës ka realizuar një seri të shkëlqyeshme prej 14 ndeshjeve pa humbje dhe në këtë cikël kualifikues hyn me motiv për të dëshmuar vlerat e saj edhe me kundërshtare shumë më të fuqishme.

Ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2025”, “Dardanet” do ta zhvillojnë kundër Uellsit, më 9 prill, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dyshja vijon të jetë shumë e lumtur dhe nuk ka…