Kosova të tërhiqet nga CEFTA

08 dhjetor 16:57

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Kosova duhet të tërhiqet nga CEFTA.

“Pas zhvillimeve të fundit në vend përkitazi me raportet tregtare me Serbinë dhe Bosnjën dhe dëmet e shkaktuara nga shtetet anëtare të CEFTA’s të cilat se kanë njohur vendin tonë, mendoj se është koha e fundit që Kosova të tërhiqet nga kjo marrëveshje, sepse sot juridikisht jemi të përfaqësuar si UNMIK.

Këto shtete janë përfituesit kryesor, ndërsa Kosova ka pësuar vetëm humbje dhe kurrë nuk jemi trajtuar të barabartë.

Rikthimi i mundshëm në CEFTA do të mund të bëhej vetëm nëse përfaqësohemi si Republika e Kosovës dhe jo si UNMIK”, ka shkruar Hasani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Fatmir Limaj, bashkë me ministrin…