Ministri Shala: Vendimet tona po japin rezultatet e para tek prodhuesit

08 dhjetor 2018 | 15:26

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Fatmir Limaj, bashkë me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, kanë vizituar fabrikën ‘Flutura’, në Prishtinë, e cila merret me prodhimin e letrës higjienikë që nga viti 2008 dhe numëron 50 punëtorë. 

Zëvendëskryeministri Limaj ka theksuar se nuk ka më të rëndësishme sot se sa hapja e vendeve të punës, duke treguar se Qeveria e Kosovës është duke punuar që bizneseve vendore t’iu krijojë kushte sa më të mira. 

 “Vizituam një kompani e cila ka pasur deri më tani 50 % e tregut të Kosovës në furnizim me letra dhe siç e pamë dhe nga ajo që dëgjova tha që kapacitetet dhe kërkesat janë shtuar. Tregu po zgjerohet dhe po rritet nevoja për punësim e që për neve është shumë më rëndësi prodhuesit tanë më i pa të suksesshëm. Me rrite kapacitetet prodhuese dhe vendet e punës. S’ka asgjë më me rëndësi se sa hapjen e vendeve të punës”, ka thënë zëvendëskryeministri Limaj.

Ndërsa ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka bërë të ditur se masa 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës ka pasur impakt të jashtëzakonshëm duke ndikuar në rritjen e prodhimit të kompanive dhe shtimi e vendeve të punës. 

“Është kënaqësi që së bashku me zëvendëskryeministrin Limaj të jemi në vizitë te një prodhues vendor dhe të shohim se impakti i vendimeve tona në raport me Serbin dhe Bosnje e Hercegovinën ka rezultuar me rritje të prodhimit të kompanisë në fjalë po edhe prodhuesve tjerë”, ka thënë ministri Shala. 

Shala ka garantuar gjithë prodhuesit se fokus i tij do të jetë përkrahja e prodhuesve vendor. 

“Unë si ministër i garantoj të gjithë prodhuesit nga këtu se fokusi im kryesor do të jenë të përkrahja  e prodhuesit vendor ashtu siç kemi vepruar në kompaninë në fjalë që e kemi ndihmuar nga MTI me grande në rritjen e fuqisë së prodhimit dhe do të vazhdojmë t’i ndihmojmë edhe kompanitë tjera dhe më këtë ta rrisim ekonominë e vendit”, ka thënë Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faton Mehmetaj (Kundër-reagim ndaj reagimit të major Rrustem Tetajt, me…