Kosova U-16 pëson humbje nga Bullgaria

21 mars 2023 | 21:00

Kombëtarja e Kosovës U-16 ka pësuar humbje në ndeshjen e parë në kuadër të turneut zhvillimor të UEFA-s që po zhvillohet në Albena të Bullgarisë.

Dardanët U16, të udhëhequr nga Arbnor Morina, janë mundur nga kombëtarja nikoqire e këtij turneu, me rezultat 2:0.

Bullgarët shënuan nga një gol në secilën pjesë dhe në të dyja rastet nga penalltia nëpërmjet Mihail Polendakov dhe Vasil Kaimaikanov.

Ndeshjen e radhës Dardanët e luajnë më 23 mars, në orën 11:00 kundër Gjibraltarit, kurse më pas luajnë me Maqedoninë e Veriut, më 26 mars, po ashtu në orën 11:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja amerikane e financave, Janet Yellen tha se sistemi bankar…