Kosova U17 të mërkurën zhvillon miqësore kundër Shqipërisë U17

20 shtator 2021 | 16:00

Përfaqësuesja e Kosovës U-17 në futboll, të mërkurën do të zhvillojë ndeshje miqësore me Kombëtaren e Shqipërisë të së njëjtës grupmoshë.

Përzgjedhësi Arsim Abazi për këtë miqësore ka ftuar 22 lojtarë, prej të cilëve 8 janë nga klubet evropiane dhe të tjerët nga kampionati vendor. “Dardanët” U17 sot (e martë), në orën 15:00, do të zhvillojnë stërvitje në Kompleksin e FFK-së në Hajvali.

Kjo miqësore do t’i shërbejë përzgjedhësit Abazi për të krijuar ekipin me të cilin do të paraqitet në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2022, që do të zhvillohen më 6, 9 dhe 12 tetor në Austri. Kosova bën pjesë në grup me Austrinë, Ishujt Faroe dhe Slloveninë.

 

 

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roli dhe kontributi i shqiptarëve në Kroaci dhe mundësitë e…