Kosova U18 në Kampionatin Mesdhetar në Turqi

23 prill 2024 | 14:00

Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll (meshkujt) do të ketë një tjetër kampionat të rëndësishëm e sfidues. Prej 5 deri më 12 maj në Ankara të Turqisë, Kombëtarja e Kosovës do të paraqitet në Kampionatin Mesdhetar.

Është ky Mesdhetari i 20-të rresht për hendbollistët e rinj. Kosovën U18 e presin ndeshje të forta, që do të shërbejnë për rritjen e mëtejme të kësaj gjenerate premtuese. Kroacia, Franca, Iraku, Mali i Zi, Maroku, Rumania, Tunizia e Turqia janë kombëtaret tjera pjesëmarrëse. Kombëtaret do të ndahen në dy grupe, ndërsa pas fazës grupore do të ketë ndeshje për plasman përfundimtar.

Pra programi do të jetë shumë i ngarkuar. Në muajin gusht, Kosova U18 do të paraqitet në Kampionatin Evropian që mbahet në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka…