Kosova U19 sot përballet me Gjibraltarin

08 nëntor 2022 | 11:36

Federata e Futbollit e Kosovës prej 8 deri më 14 nëntor do të jetë nikoqire e miniturneut kualifikues për Grupin 5 të Ligës B për kualifikimet e Evropianit 2023 për grupmoshën nën 19-vjeç për vajza.

Krahas Kosovës në këtë grup janë edhe Gjibraltari dhe Bullgaria. “Dardanet” e drejtuar nga Kushtrim Munishi janë përgatitur për këto kualifikime dhe shpresojnë të arrijë të kalojë në Ligën A për t’i vazhduar tutje garat.

Fituesit e shtatë grupeve të Ligës B do të promovohen në Ligën A, ku do t’i vazhdojnë ndeshjet kualifikuese në raundin e dytë.

Ndeshjen e parë “dardanet” e reja do ta luajnë sot (e martë) kundër Gjibraltarit, derisa ndeshjen e tretë më 14 nëntor kundër Bullgarisë. Ndërkohë, më 11 nëntor, do të ballafaqohen Bullgaria dhe Gjibraltari. Të gjitha ndeshjet zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 13:00. Hyrja për tifozë është falas.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra e Trajnimit e Asociacionit të Komunave të Komunave (AKK)…