Kosova U20 fillon përgatitjet, Kabashi vlerëson grupin

01 korrik 2022 | 18:27

Përfaqësuesja U20 e Kosovës në hendboll ka nisur të hënën përgatitjet për Evropianin e muajit të ardhshëm. Nën urdhrat e kryetrajnerit Taib Kabashi janë 20 hendbollistë.

Kabashi ka vlerësuar fillimin e përgatitjeve, ndërsa pranon se grupi në Kampionatin Evropian është i fortë. Kosova U20 prej 16 deri më 24 korrik luan në Evropianin e Divizionit B në Bullgari.

“Kemi filluar përgatitjet dhe jemi vendosur në Gjakovë. Në grumbullim janë 20 lojtarë, 18 të klubeve të vendit dhe dy të klubeve të huaja. Ardin Berisha luan në Zvicër, ndërsa Ajdin Gashi nga Bosnjë-Hercegovina. Ndërkohë Frilon Kqiku e Oltion Rrecaj nuk kanë mundur të vijnë për shkaqe të ndryshme, punë dhe shkollim. Në këtë tubim për herë të parë kemi ftuar lojtarë si Egzon Vuçitërna, Granit Kadiri, Altin Cacaj, Olsi Mulaj, Amar Muqolli, Eris Brahushi, Agon Bytyqi. Grupi është shumë i fortë, me Rumaninë, Zvicrën, Ukrainën e Maqedoninë e Veriut. Synimet e kombëtares sonë janë të paraqitemi sa më mirë në këtë evropian”, ka thënë Kabashi. Kosova po ushtron dy herë në ditë dhe do të përpiqet ta shfrytëzojë maksimalisht grumbullimin, me synim për paraqitje sa më të mira në Evropianin në Bullgari, ndonëse grupi vlerësohet shumë i fortë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se tashmë Bashkimi Evropian po…