Kosova U21 barazon me Gjermaninë U21

22 mars 2024 | 20:28

Kombëtarja U21 e Kosovës ka fituar një pikë nga përballja me Gjermaninë U21, e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2025”.

Përballja e luajtur sonte në Chemnitz përfundoi baras dhe pa gola.

Kosova U21 është pjesë e Grupit D në kualifikimet për Euro 2025.

Aktualisht djelmoshat e drejtuar nga Afrim Tovërlani kanë grumbulluar 9 pikë, teksa kanë edhe tri ndeshje të tjera për t’i zhvilluar.

Dardanët janë të katërtit në këtë grup, që për lider ka polakët me 15 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se Lidhja Demokratike…