Kosovari e merr veturën “renta car” në Prishtinë, e shet në Shqipëri

20 shkurt 2021 | 12:05

Një rast tjetër është lajmëruar në Njësinë e Auto-Krimeve në Policinë e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Një person ka marrë veturën “Audi Q8” me qira, por i njëjti dyshohet se veturën në fjalë e ka shitur në territorin e Shqipërisë.

Pas kësaj, vetura është lokalizuar në Shqipëri dhe e njëjta është sekuestruar nga autoritet e shqiptare.

“Drejtoria për Hetimin e Krimit te Organizuar, përkatësisht Njësia e Auto-Krimeve, pas pranimit të një informate nga Stacioni Policor Lipjan se i dyshuar mashkull kosovar, ka marrë veturën AUDI Q8 me targa lokale, me qira nga një kompani ‘Renta a CAR’ dhe dyshohet se veturën në fjale e ka shitur ne territorin e Shqipërisë. Vetura është lokalizuar ne Shqipëri, ku e njëjta nga autoritete shqiptare është  sekuestruar dhe tash gjendet nën mbikëqyrjen e policisë së Shqipërisë”, thuhet në raportin e policisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person nga lagjja “Lakrishte” në Prishtinë është zhdukur nga…