Kosovë: 14 të vdekur, 114 të shëruar dhe 172 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

10 gusht 2020 | 15:06

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë vdekur persona si pasojë e Covid-19 dhe janë paraqitur 17 raste të reja me koronavirus.

Po ashtu, ky institut ka bërë se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 114 persona, të cilët kanë qenë të infektuar me virusin Korona.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 506 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 172 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 10 419 raste nga 41 152 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 341 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 114 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6 058 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4 020”, ka njoftuar IKShPK-ja, duke njoftuar se rastet pozitive janë nga Prishtina, Gjilani, Mitrovica, etj.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 78 raste, komuna Gjilan 19 raste, komuna Mitrovicë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Klinë, Prizren dhe Shtime”, ka njoftuar IKShPK-ja.

(F.D/ Epoka e re)

114 TË SHËRUAR DHE 172 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Publiée par Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sur Lundi 10 août 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur mbledhjen…