Komuna e Malishevës vazhdon t’i ofrojë shërbimet normalisht

10 gusht 2020 | 14:59

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ku drejtorët e drejtorive kanë raportuar për punët dhe aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar dhe planifikimet për javën në vijim.

Në këtë mbledhje është bërë me dije se puna në administratën komunale është duke u kryer me staf të reduktuar për shkak të situatës pandemike, mirëpo të gjitha shërbimet komunale janë duke u kryer pa probleme dhe deri më tani nuk ka ankesa në kryerjen e shërbimeve.

Po ashtu, është bërë me dije se është duke vazhduar implementimi i planifikimeve për këtë vit, përfshi edhe investimet apo realizimin e projekteve kapitale, edhe pse shumë prej tyre kanë filluar me vonesë për shkak të situatës me pandeminë covid-19. Sa i përket situatës pandemike, është theksuar se situata vazhdon të jetë e nën kontroll, pavarësisht rasteve, dhe se shërbimet komunale përgjegjëse janë duke ofruar mbështetjen e nevojshme në të gjitha rastet, si në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, ashtu edhe me shërbimet tjera, përfshi edhe furnizimet. Me këtë rast, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, ka kërkuar nga të gjitha drejtoritë, që të vazhdojnë të punojnë, pavarësisht situatës dhe t’i kryejnë të gjitha obligimet që kanë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Arsimit në Gjilan ka shpallur konkursin për regjistrim…