Podujeva ndan 34 mijë euro për trajtimin e qenve endacakë

19 qershor 2026 | 08:13

Komuna e Podujevës ka dhënë kontratën për shërbimin e trajtimit të qenve endacakë, me vlerë prej 34 mijë eurosh, në kuadër të një marrëveshjeje kornizë 12-mujore.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, operatori ekonomik fitues është grupi i operatorëve “Nazmi Lahu B.I., Blerim Vërshevci B.I. dhe Isuf Berisha B.I.”, me seli në Podujevë, shkruan IndeksOnline.

Kontrata është dhënë më 17 qershor 2026, ndërsa nënshkrimi i saj është planifikuar për 18 qershor.

Për këtë aktivitet të prokurimit është pranuar vetëm një tender, i cili njëkohësisht është shpallur fitues me ofertën prej 34 mijë eurosh.

Projekti synon trajtimin e qenve endacakë në territorin e Komunës së Podujevës, një çështje që prej vitesh paraqet sfidë për sigurinë dhe shëndetin publik në shumë komuna të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Evropian ka miratuar unanimisht tekstin e konkluzioneve të samitit…