Gjilani shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve në klasën e parë

10 gusht 2020 | 14:58

Drejtoria e Arsimit në Gjilan ka shpallur konkursin për regjistrim të nxënësve në klasën e parë në të gjitha shkollat fillore. Drejtori i kësaj drejtorie, Nazim Gagica, ka thënë se regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë do të zgjas deri në shtator 2020.

“Në klasën e parë të shkollave fillore të Komunës së Gjilanit, për vitin shkollor 2020/21, mund të regjistrohen fëmijët të cilët i mbushin moshën minimale 6-vjeçare. Fëmijët të cilët nuk i kanë ende 6 vjet, mund të regjistrohen, por duke i plotësuar kushtet e parapara sipas UA 16-2004, neni 2, pika 2.1., (fëmijët mund të regjistrohen pa i mbushur 6 vjet por me vlerësimin e mjekut dhe psikologut), dhe pastaj vendimin e merr DKA”, ka thënë Gagica.

Për regjistrimin në klasën e parë në arsimin e detyrueshëm, fëmijët duhet ta paraqesin ekstraktin e lindjes. Regjistrimi i fëmijëve në klasën e parë fillon prej datës 10.08.2020, në lokalet e shkollave përkatëse, duke filluar nga ora 8 :00 deri 16:00. Pas mbylljes së afatit për regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë, drejtoria e shkollës përkatëse do të bëjë shpërndarjen e fëmijëve në paralele.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kuvendin e Kosovës akoma s’është miratuar ndryshimi ligjor me…