Trusti: Po presim ndryshimet ligjore për 10-përqindëshin

10 gusht 14:56

Në Kuvendin e Kosovës akoma s’është miratuar ndryshimi ligjor me anët të se cilit do t’u mundësohej kontribut paguesve tërheqja e 10 % shit në kursimeve të tyre.

Lidhur me këtë janë deklaruar nga Trusti Pensional dhe është thënë se janë në pritje të ndryshimit të ligjit për të vazhduar me pas me procedura të mëtutjeshme.

“Trusti është duke pritur miratimin e ndryshimeve ligjore në Kuvendin e Kosovës që do t’i mundësonin kontribuuesve aplikimin për tërheqjen e 10 %-shit. Deri më tani Kuvendi nuk e ka diskutuar ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale në Kosovë. Kujtojmë këtu se edhe nëse miratohen ndryshimet ligjore nga Kuvendi, Trusti është i obliguar të pres derisa ligji të hyjë në fuqi (nënshkrimin e ligjit nga Presidenti dhe publikimin në Gazetën Zyrtare)”, është thënë në njoftimin e Trustit, duke u shtuar se aktualisht Trusti është duke punuar në përgatitjen e infrastrukturës që do të mundësonte realizimin e aplikimit përmes internetit për tërheqjen e 10%-shit. “Kontribuuesit do të njoftohen me kohë për të gjitha detajet dhe për fillimin e këtij procesi”, thuhet në fund të njoftimit të Trustit Pensional të Kosovës.

(A.M/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Ferizajt, përkatësisht Drejtoria e Arsimit, pas bartjes së…