Kosovë: 5 të vdekur nga Covidi në 24 orët e fundit

25 shkurt 2021 | 15:10

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 5 raste të vdekjes nga Covid-19.

Në njoftimin për medie, instituti ka treguar se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 255 pacientë dhe janë regjistruar 437 raste te reja me Covid-19!

“Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (62 vjeç), Obiliq 1 rast (30 vjeç), Podujevë 1 rast (76 vjeç), Prishtinë 1 rast (82 vjeç) dhe Prizren 1 rast (77 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 67.906 raste nga 297.628 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.587 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 255 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.174 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.145”, ka treguar instituti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë me…