Kosovë, asnjë i vdekur dhe 54 raste të reja me Covid-19

29 shtator 2020 | 15:04

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 670 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 54 raste pozitive me Covid-19.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me Covid.

Numri total i rasteve pozitive është 15 574 raste nga 67 294 persona të dyshimtë me ketë virus dhe 625 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 72 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13 492 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1 457.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 26 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, dhe me nga një rast Drenas, Obiliq, Pejë, Podujevë dhe Shtime.

(F.D / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pandemia Covid-19 është duke “sulmuar” lojtarët e Maqedonisë së Veriut.…