Kosovë – Ishujt Faroe, formacionet zyrtare

19 nëntor 2022 | 17:27

Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Ishujve Faroe kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen miqësore.

Dardanët janë nikoqir të Ishujve Faroe në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 18:00.

Trajneri Alain Giresse ka vendosur të bëjë shumë ndryshime për dallim nga ndeshje e para disa ditëve me Armeninë.

Giresse kësaj radhe i ka besuar fanellën e titullarit portierit Jozef Pukaj, Lindon Emërllahut, Ermal Krasniqit dhe Jetmir Topallit.

Nga minuta e parë luajnë edhe Kreshnik Hajrizi, Jetmir Haliti, Uran Bislimi, Arianit Ferati dhe Donat Rudhani.

Formacionet zyrtare

Kosova: Pukaj; L.Kastrati, Hajrizi, Haliti, Rrudhani; Ferati, Emërllahu, Bislimi; Topalli, Sadiku, Krasniqi; 

Ishujt Faroe: Lamhauge; Rolantsson, Vatnhamar, Edmundsson, Davidsen; S.Vatnhamar, Joensen, Mneney, Olsen; Johannesen, Petersen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të…