Kosovës i duhet ekip i unitetit për fazën finale të dialogut

13 korrik 2018 | 23:21

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sadri Ferati, ka shprehur nevojën e krijimit të një ekipi të unitetit për fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se ky ekip i unitetit duhet të jetë vendimmarrës dhe anëtarët e tij duhet të jenë të barabartë.

Sipas Feratit, subjektet politike duhet të gjejnë një konsensus rreth këtij procesi ani pse ka pranuar se një gjë e tillë nuk do të jetë e lehtë për shkak të humbjes së besimit në mes të subjekteve politike.

Ferati ka bërë me dije se të gjitha subjektet politike duhet ta marrin përgjegjësinë që u takon në këtë proces final të dialogut me Serbinë.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e së shtunës të gazetës “Epoka e re”).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kevin Anderson është finalisti i parë i Wimbledonit. Afrikano-jugori mundi…