Kosovës i shtohen edhe tri parti të reja

08 gusht 2019 | 10:47

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka  marrë sot vendim që të miratojë kërkesën e tri partive politike për regjistrim.

Për Iniciativën Politike “Partia Balliste”; Partinë Euroatlantike të Kosovës e udhëhequr nga deputeti Milaim Zeka dhe Partinë Demokratike të Diasporës.

“Konstatohet se me 8 vota për është regjistruar subjekti politik Partia Balliste me numër rendor 54. Me 9 vota për është regjistruar Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK), me numër rendor 55. Me 9 vota për është regjistruar Partia Demokratike e Diasporës, me numër rendor 56”, ka thënë kryetarja e KQZ-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se këshilltari për…