Kosovës i shtohet një parti e re, ky është udhëheqësi

17 prill 2026 | 20:08

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme mori vendim për regjistrimin e partisë politike “Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale”.

Kjo parti është iniciativë qytetare e cila udhëhiqet nga Sali Salihu.

“Pas pranimit të aplikacionit për regjistrim të iniciativës politike, Zyra ka shqyrtuar dhe verifikuar të gjithë dokumentacionin e dorëzuar, duke filluar nga: Statuti, programi, akti i themelimit, simboli, raporti financiar, libreza e nënshkrimeve të përkrahjes së votuesve të regjistruar dhe taksën e regjistrimit në vlerën 500 Euro. Pas pranimit të këtyre dokumenteve, Zyra ka komunikuar me palët, duke i dërguar shkresën që përmban komentet për ndryshim. Iniciativës politike i është dhënë afat prej 5 ditësh për të dërguar ndryshimet në statut dhe numrin e mbështetësve. Para përfundimit të këtij afati, iniciativa politike ka aplikuar ndryshimet e kërkuara dhe ka dorëzuar materialet në Zyrë”, thuhet në njoftim të KQZ-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nxënës ka humbur jetën rreth orës 15:15, në shkollën…