Koulibaly: Juve ka frikë nga Napoli

20 nëntor 2018 | 18:05

Mbrojtësi Kalidou Koulibaly është i bindur se Juventusi frikësohej nga Napoli sezonin e kaluar dhe thotë se ende ëndërron t’ua shpaguajë me një titull kampioni në Serinë A dashurinë dhe besimin tifozëve të Napolit.

“Vitin e kaluar besuam deri në fund sepse Juventusi frikësohej nga ne dhe kur ndien se një skuadër ta ka frikën, unë jam shumë mirë njohës dhe më pëlqen ajo ndjesi”, ka thënë Koulibaly.

Mbrojtësi i Senegalit është nominuar për çmimin e BBC-së për futbollistin më të mirë afrikan. “Gjëja më e rëndësishme është se unë gjithmonë përpiqem të përmirësohem, në mënyrë që t’ua dëshmojë të gjithëve se mund të jem ndër mbrojtësit më të mirë në botë”, ka shtuar ai.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili së bashku me përfaqësuesit e…