KPMShCK-ja ka pranuar 1233 ankesa, 806 i ka shqyrtuar
Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK) gjatë këtij viti ka pranuar 1233 ankesa.
Në një përgjigje për gazetën “Epoka e re”, KPMShCK-ja ka bërë me dije gjatë kësaj periudhe ka shqyrtuar dhe vendosur për 806 ankesa.
“Gjatë periudhës 01.01.2021 – 30.12.2021 janë pranuar 1233 ankesa. KPMShCK gjate kësaj periudhe ka shqyrtuar dhe vendosur gjithsejtë për 806 ankesa”, ka treguar këshilli.
Këto ankesa janë shqyrtuar brenda periudhës tetë mujore.
“Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, ka nxjerr 806 vendime vetëm për tetë (8) muaj, sepse në periudhën 01.07.2021 – 01.11.2021 Këshilli nuk ka pasur anëtar dhe rrjedhimisht nuk ka qenë funksional”, është thënë në përgjigjen e KPMShCK.
KPMShCK-ja bën shqyrtimin e ankesave të nëpunësve civil dhe aplikuesve për punësim në shërbimin civil të Kosovës, mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit për shërbimin civil dhe vëzhgimin e zgjedhjes së nëpunësve civil te nivelit drejtues dhe niveleve të njëjta ne Institucionet e Kosovës.



