KQZ-ja akrediton rreth 13 mijë vëzhgues

26 shtator 2019 | 16:32

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka akredituar edhe 9 mijë e 50 vëzhgues për zgjedhjet e 6 tetorit.

Sipas KQZ-së numri i vëzhguesve të akredituar është rreth 13 mijë.

Kërkesën për t’u akredituar për vëzhgimin e zgjedhjeve kanë mundur ta dorëzojnë: subjektet politike të certifikuara, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfaqësuesit e vendeve të huaja dhe mediet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Brigadën 128 në…