KQZ-ja certifikon rezultatet e zgjedhjeve për Podujevën dhe Mitrovicën e Veriut

04 dhjetor 2020 | 16:47

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, të cilat janë mbajtur më 29 nëntor.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka njoftuar se në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nuk është paraqitur asnjë ankesë lidhur me rezultatet përfundimtare të cilat KQZ-ja i ka shpallur një ditë më herët.

Sipas rezultateve zyrtare kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka fituar zgjedhjet me 51.9 për qind të votave. LDK-ja është radhitur e dyta me 35.8 për qind, ndërsa PDK-ja me 12.3 për qind.

Kurse në Mitrovicën e Veriut zgjedhjet i ka fituar Lista Serbe, me kandidatin Milan Radojeviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gent Cakaj, ministër në detyrë për Punët e Jashtme dhe…