KQZ-ja mban mbledhje për zbatimin e vendimit të Supremes

25 nëntor 2021 | 13:11

Gjykata Supreme e Kosovës ka marrë vendim që të përsëritet procesi i votimit me postë për komunën e Dragashit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar për gazetën “Epoka e re” se për këtë çështje sot KQZ-ja do të mbajë mbledhje.

“E konfirmoj se gjatë ditës kemi pranuar vendimin e Gjykatës Supreme, përmes së cilit urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për përsëritjen e raundit të dytë të votimit jashtë Kosovës që i takon Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit. Me qëllim të zbatimit të këtij vendimi, gjatë ditës së sotme (e enjte, 25 nëntor, ora 16:00) KQZ-ja do të mbajë mbledhje. Lidhur me mënyrën e zbatimit të këtij vendimi, do të njoftoheni në këtë mbledhje”, ka thënë Elezi .

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkodrani Elseid Hysaj është gjobitur nga ish-klubi i tij Napoli.…