Ish-klubi e dënon Hysajn

25 nëntor 2021 | 13:09

Shkodrani Elseid Hysaj është gjobitur nga ish-klubi i tij Napoli.

Hysaj është gjobitur me një shumë prej 40 mijë euro ndërkohë që do të paguaj edhe tarifën e gjyqit të hapur nga Napoli që ka vlerën e 3500 euro. Napoli kishte ngritur një padi për lojtarin e kombëtares sonë për arsye se ai nuk kishte pranuar në vitin 2019 të grumbullohej me ekipin pas humbjes ndaj Salzburg.

De Laurentis, bosi i klubit italian kishte kërkuar që të gjithë lojtarët të qëndronin në një hotel por Hysaj e kishte refuzuar këtë gjë. De Laurentis është revoltuar shumë me shkodranin për arsye se fjala e tij duhej dëgjuar nga të gjithë lojtarët e Napolit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim…