KQZ-ja mban mbledhjen e radhës

10 mars 2021 | 12:07

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do ta mbajë sot mbledhjen e radhës. Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai ka njoftuar se kjo mbledhje do të mbahet sot në orën 14:00.

“Ju njoftoj se sot (e mërkurë, 10 mars, ora 14:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës”, ka njoftuar Elezi.

Në ndërkohë, Elezi ka thënë se sot pritet që të përfundojë procesi i rinumërimit të 141 vendvotime.

“Rinumërimi i 134 vendvotimeve sipas vendimit të PZAP-it dhe 7 të tjerave sipas vendimit të KQZ-së, përmbyllet gjatë ditës, pasi kanë mbetur edhe një numër i vogël që janë në proces”, ka thënë Elezi, duke shtuar se  janë në pritje edhe të vendimit nga Gjykata Supreme për ankesat që janë paraqitur në këtë institucion nga ana e partive politike dhe kandidatët për deputetë.

“Tashmë jemi në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme lidhur me ankesat që janë paraqitur në këtë institucion. KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimet që dalin, në mënyrë që të procedojmë për certifikimin e rezultateve përfundimtare”, ka thënë Elezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti Armend Thaqi ka shprehur optimizëm se skuadra e Ballkanit…