
Thaqi: Presim fitore edhe ndaj Arbërisë
10 mars 2021
| 12:05
Futbollisti Armend Thaqi ka shprehur optimizëm se skuadra e Ballkanit do të arrijë të marrë fitore edhe në ndeshjen ndaj Arbërisë.
“Jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen e radhës. Fitorja ndaj Drenicës ka dhënë qetësi për ndeshjen e radhës. Objektivi ynë normalisht se është fitorja, pasi vetëm në këtë mënyrë do të jemi në hap për të arritur cakun që kemi si klub. Ndeshja do të jetë e vështirë, pasi edhe skuadrës së Arbërisë i duhen pikët, por ne nuk kemi rrugëdalje tjetër. Së bashku me angazhimin e bashkëlojtarëve shpresojmë ta arrijmë synimin që kemi para vetes”, ka thënë Thaqi për “Gazeta Sheshi”.