KQZ-ja merr vetura me qira, shpenzon mijëra euro (Video)

04 mars 12:19

Edhe pse rreth 10 mijë vetura zyrtare kanë institucionet e vendit, rreth 22 institucione të Kosovës, qendrore dhe lokale janë përfshirë në procesin e marrjes me qira të automjeteve, ndër to së fundmi edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) me dhjetë vetura të tipit “Reno-megana”.

Zyrtarë të KQZ-së përveç se kanë pranuar se janë qiramarrës të automjeteve, nuk kanë treguar për shumën, shfrytëzimin, operatorin dhe shumën e mjeteve.

“Ne jemi të përfshirë në procesin e marrjes me qira përmes Autoritetit Qendror të Prokurimit (AQP). Çështjet që kanë të bëjnë me marrëveshjen, kohën e zbatimit, operatorin, shumën e mjeteve, etj., janë në kompetencë të AQP-së”, ka thënë kryeshefi ekzekutiv i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Enis Halimi për “Kosovapress” me një shkresë elektronike.

Ndërsa, zyrtarë të Ministrisë së Administratës Publike, kanë thënë për “Kosovapress”, se edhe KQZ-ja kohën e fundit ka marrë vetura me qira për kryerjen e punëve me këtë veprim.

Përfituesi i këtij tenderi rreth 7 milionë euro ka treguar se kontrata e cila është nënshkruar me Qeverinë e Kosovës, konkretisht me Autoritetin Qendror të Kosovës (AQP) është nënshkruar në tetor të vitit të kaluar, ndërsa ka filluar të implementohet në fund të muajit janar të vitit 2018.

Drejtori i sallonit të automjeteve “Auto Mita”, Zgjim Mita, ka thënë për “Kosovapress” se kontrata përfshinë gjithsejtë 358 votuara. Sipas tij, vlera e kësaj kontrate e cila është përfshitë në dy llote, është me kohë zgjatje prej 5 vjet e gjysmë në vlerë prej 6.7 milionë euro.

Ndër institucione të tjera të cilat janë të përfshira në procesin e marrjes me qira të automjeteve janë edhe komuna e Prishtinës, ajo e Lipjanit, Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, Ministria e Drejtësisë, etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derbi i kësaj xhiro në La Liga zhvillohet sot nga…