KQZ-ja miraton buxhetin për zgjedhjet, fletëvotimet e diasporës dërgohen me postë siç kërkoi PDK-ja

25 nëntor 2025 | 14:35

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar planin e buxhetit për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, bashkë me amendamentin e propozuar nga anëtarët e PDK-së në këtë institucion.

Arianit Elshani dhe Ilir Gashi para se të hidhej në votim plani, kanë insistuar që fletëvotimet të dërgohen në diasporë origjinale, ashtu siç e parasheh rregullorja.

Buxheti është miratuar me gjashtë vota “për”, ndërsa kundër kanë dalë anëtarët e LV-së në KQZ, si dhe vet kreu i komisionit, Kreshnik Radoniqi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje nuk ka arritur ta miratonte buxhetin prej 7 milionë e 771 eurove, të planifikuar për zgjedhjet e parakohshme nacionale, pas përplasjeve mes anëtarëve të këtij institucioni, të cilat vazhduan edhe sot.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) akoma nuk ka arritur ta…