KQZ-ja ndan 350 mijë euro për partitë parlamentare

14 shkurt 2020 | 11:27

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka ndarë 350 mijë euro për partitë politike që përfaqësohen në Kuvend.

Këto mjete janë ndarë për muajin shkurt për financimin e aktiviteteve të partive dhe mbështetjen e punës të secilit deputet.

Kjo shumë u është ndarë partive varësisht nga numri i deputetëve në Kuvend.

Lëvizja Vetëvendosje do të marrë 76 mijë e 125 euro për nevojat e partisë, kurse 8.458.34 euro për aktivitetet e deputetëve.

LDK-ja do të marrë 73 mijë e 500 euro për subjektin politik dhe 8 166.68 për deputetët. PDK-së i janë ndarë 63 mijë euro dhe 6 999.94 për nevojat e deputetëve.

Për AAK-në, KQZ-ja ka ndarë 34 mijë e 125 euro, kurse për deputetët e kësaj partie 3.791.68 euro. Nisma ka marrë 15 e 750 euro, deputetët 1. 750.06 euro. Listës Serbe i janë ndarë 26 mijë e 250 euro, përderisa 10 deputetëve të kësaj partie 2.916.70 euro.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, ka thënë se këto mjete u ndahen partive çdo muaj, prandaj edhe nuk ka asnjë ndryshim.

“Këto shuma janë të njëjta dhe çdo muaj kanë qenë të njëjta dhe nuk ka asnjë ndryshim për të gjitha partitë parlamentare”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Munih…