Kryeministri Kurti udhëton për në Munih të Gjermanisë

14 shkurt 2020 | 11:15

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Munih për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në mes të shumë zyrtarëve të huaj.

Nga Kosova ka shkuar edhe presidenti Hashim Thaçi, i cili sot ishte i pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes për hekurudha dhe autostradën me Serbinë bashkë me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq.

Në këtë marrëveshje që është konsideruar historike edhe nga ndërmjetësit amerikanë nuk ishte Kurti, por ai do të jetë pjesë e panelit bashkë me Thaçin dhe Vuçiqin.

Gjatë ditës së djeshme kryeministri ka kërkuar takim me presidentin për t’i bashkërenduar qëndrimet dhe siç tha Kurti “ta japim tërë kapacitetin tonë intelektual e patriotik në prezantimet e takimet që do t’i bëjmë”.

Mirëpo, ky takim nuk është realizuar për shkak se ftesa presidentin i kishte shkuar pas udhëtimit të tij drejt Gjermanisë. Nga Presidenca kanë thënë se takimi mes dy udhëheqësve kosovarë mund të mbahet edhe në Munih për të njëjtin qëllim.

Për Kurtin kjo është vizita e parë në Evropë që e përfaqëson Kosovën në një konferencë të rangut të lartë. /KK/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
The Game ka përkujtuar të ndjerin Kobe Bryant në çdo…