
KQZ-ja ndanë 700 mijë euro për financimin e partive politike
19 janar 2021
| 15:31
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur të ndajë rreth 700 mijë euro për financimin e partive politike.
Ndarja e mjeteve është bërë bazuar në numrin e ulëseve që partitë kanë fituar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019.
“Kemi 28 aplikacione të partive politike. Në aspektin gjinor s’kemi përmirësim. Kemi shtatë parti politike shqiptare me 780 kandidatë. Është koha që KQZ-ja ta ndaj fondit për financimin e partive politike që për këta dy muaj është 700 mijë euro bazuar në ulëset e fituara më zgjedhjet paraprake”, kanë njoftuar nga KQZ-ja.