KQZ-ja nesër do ta shqyrtojë kërkesën e opozitës për t’u regjistruar në zgjedhjet e 13 tetorit

02 gusht 2019 | 15:32

Sapo letra e tri partive opozitare mbërriti në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në Shqipëri, institucioni i drejtuar nga Klement Zguri ka reaguar duke njoftuar se mbledhja e KQZ-së për të shqyrtuar kërkesat e opozitës do të mbahet të shtunën.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e shtunë, me datë 03.08.2019, ora 10:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

Shqyrtimi i projekt vendimi:
Për shqyrtimin e kërkesës paraqitur nga partia Republikane e Shqipërisë, partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë dhe partia Lëvizja Socialiste për Integrim “Për fillimin e procedurave për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 13.10.2019”, është thënë në njoftimin e KQZ-së për medie.

Ende nuk dihet nëse do të marrin pjesë në këtë mbledhje anëtarët e KQZ-së nga radhet e PS-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një autobus udhëtarësh ka shpërthyer në flakë këtë të premte…