KQZ-ja tregon datat kur mund të votohet me postë për kryetar të Dragashit

25 nëntor 2021 | 18:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim që periudha për përsëritjen e votimit përmes postës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit të fillojë më 29 nëntor dhe të përfundojë më 13 dhjetor 2021.

Ky institucion ka treguar se të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm votuesit të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021.

Numri i votuesve jashtë Kosovës për Komunën e Dragashit është: 1,090.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, e ka komentuar…