Gjoshi: Pretendimet e PDK-së u zyrtarizuan, pas PZAP-it edhe nga Gjykata Supreme

25 nëntor 2021 | 17:39

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, e ka komentuar vendimin e Gjykatës Supreme për votimin jashtë Kosove pë komunën e Dragashit. Gjoshi ka thënë se vendimi i Supremes e dëshmon minimin e integritetit të votimit jashtë Kosovës.

“Ky është vendimi i Supremes që fakton se është minuar integriteti i votimit jashtë Kosovës për komunën e Dragashit”, ka shkruar Gjoshi.

Postimi i plotë i tij:

Ky është vendimi i Supremes që fakton se është minuar integriteti i votimit jashtë Kosovës për komunën e Dragashit.

Sot, pretendimet e PDK-së u zyrtarizuan, pas PZAP-it, edhe nga Gjykata Supreme.

Rrugët janë këto:

1. KQZ-ja duhet të decertifikojë kandidatët që qëndrojnë prapa këtij manipulimi të vullnetit të qytetarëve dhe që shtrembërojnë rezultatin e zgjedhjeve.

2. Prokuroria duhet të hidhet në aksion që përgjegjësitë t’i vendos urgjentisht para drejtësisë.

3. KQZ-ja duhet të ndërmarrë të gjitha masat që të mos lejojë që të manipulohet përsëritja e votimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar të enjten me…